Presidenti Ilir Meta ka dalë në një tjetër konferencë për median një ditë pasi socialistët nisën procedurat për shkarkimin e tij.
Vendimi i kreut të shtetit erdhi si pasojë e aktit të tij i cili firmosi ditën e hënë dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Në këtë konferencë e jashtëzakonshme kreu i shtetit deklaroi nuk kam shkelur kushtetuten dhe se anulimin e zgjedhjeve e ka bërë me përgjegjësi të plotë.
“Me përgjegjësi të lartë në datën 8 qershor para zhvillimit të protestës bëra publik vendimin për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve. Vendimi u mor me përgjegjësi të plotë nisur nga faktet dhe informacionet se në datë 8 qershor mund të kishte destabilitet për jetën e qytetarëve dhe rendin Kushtetues. Dje bëra të ditur argumentet. Që në momentin e shpalljes së vendimit kam vënë re për fat të keq disa reagime të ndryshme se Presidenti ka shkelur Kushtetutën duke krijuar qëllimisht një gjendje amullie. Duke e ditur fort mirë që në Tiranë qarkullojnë edhe disa modele të ndryshme të Kushtetutës edhe disa të përkthyera gabim. Jam i detyruar që të dal para jush për ata që kanë lexuar një tekst të lexuar keq. Ju bëj me dije se Kushtetuta zyrtare është kjo këtu që po iu tregoj unë. Kushtetuta që nga neni 1 dhe deri në fund nuk përcakton afatin kur zhvillon zgjedhjet, nuk thotë që zhvillon në datë 30 të këtij muaji apo tij, këto i ka Kodi Zgjedhor. Edhe partitë e dinë mirë sa e kanë respektuar. Në disa raste kanë ndryshuar jo Kodin por edhe Kushtetutën brenda një nate. Si shpjegohet se ish-presidentët që kanë shtyrë zgjedhjet nuk janë akuzuar se kanë shkelur Kushtetutën, por kanë bërë zgjedhjen më të mirë për vendin referuar rrethanave“, tha Meta.