Presidenti Ilir Meta ka përcjelle një mesazh në Facebook duke cituar Faik Konicën, e cila shpreh justifikimin e shqiptarëve kur nuk arrijnë të realizojnë diçka. “Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku”, është një nga shprehjet më të përdorura të intelektualit të madh Faik Konica.
Duke e lidhur këtë shprehje me procesin e integrimit të Shqipërisë, Presidenti Meta deklaron se koha për të kapur trenin e fundit është tani.
“Mjaft me vonesa dhe alibi që vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë! Koha për të kapur trenin e fundit është tani!”,- deklaron kreu i shtetit.