Në një deklaratë për mediat, Meta ka renditur pyetjet që i ka shtruar Komisit të Venecias, ku sipas tij qëllimi është shmangia e një krize të mundshme zgjedhore.
“I kam kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias, për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhoranës. Presidenti e ktheu ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të shmangur një krizë të mundshme politike. Unë kam demostruar përgjegjësinë e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.
Unë shpresoj që të ketë një reflektim, dhe presidenti në çdo rast ka shumë zgjidhje, që do të kërkojnë mbështetjen dhe bashkimin e popullit shqiptar, që do të synojnë të ardhmen europiane të vendit.“, deklaroi Presidenti Ilir Meta.
Gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët, nëse do të reflektonte lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, u shpreh se i fundit që mund ti kërkonte llogari presidentit ishte Ilir Meta.