Presidenti Meta ka mbajtur konferencën e radhes për media, duke bërë të ditur për gazetarët padinë që Presidenca do të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme, Prokurorinë e Tiranës dhe në atë të Përgjithshme kallëzim ndaj Kuvendit për falsifikim të dokumenteve gjatë procedurave për shkarkimin e tij.
Presidenti Ilir Meta deklaroi se e ka firmosur kallëzimin kundër funksionarëve përgjegjës në Kuvend për falsifikim të dokumenteve.
“Krimi i falsfikimit është shumë flagrant. Ndodh për herë të parë në një seance publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë kundër Presidentit të Republikës dhe ky krim tregon shumë qartë jo vetëm si ka funksionuar”, u shpreh Meta.
“Janë tronditur rëndë themelet e Republikës. Përpjekje për të realizuar një grusht shteti kundër kreut të shtetit. Për të shkarkuar presidentin falsifikojnë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ia më tej.
Këshilltari i i tij, Bledar Devishaj deklaroi se janë evidentuar manipulime të disa akteve shkresore nga ana e Kuvendit.
“Një urdhër të ish-kryetarit të kuvendit për caktimin e rendit të ditës së seancës plenare. Rezultonin ndryshme në datë dhe në përmbajtje në piken 20. Përmes ndryshimeve orientohej Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e disa pretendimeve të ngritura nga presidenti”, tha ai.
I pyetur nëse do ta njohë vendimin e Kushtetueses nëse shkarkohet, Meta u shpreh se nuk do të ketë asnjë bravë në Presidencë dhe nuk do të blindohet asnjë derë, ndërsa ka dhe një mesazh per “ata”.
“Ju thoni nëse 24 korriku është sot, do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë brave shtesë në Presidencë, nuk do blindohet asgjë, në 24 korrik do bëjmë një festë dhe aty është populli i 2 marsit. Me këto falsifikimet e fundit është shumë i irrituar por duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen që është relative. Kur palët sillen normalisht Presidenti sillet si danez. Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që presidenti do jetë njësh me Kushtetutën me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik. Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre o superbudallenj”, tha Meta.
Duket se Presidenti Meta ka huazuar thënien e ish-kryeministrit Berisha para parlamentit në vitin 2016, ndërkohe që ishte në opozitë, ndërsa Z.Meta në atë kohe ishte Kryetar i Parlamentit dhe në aleancë politike me Partinë Socialiste.
“Jam Sali Berisha unë o budallenj. Nuk tërhiqet Sali Berisha o budallenj”, ishin këto fjalet e ish-kryeministrit Berisha drejtuar maxhorancës në vitin 2016.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F883095552358178%2F&show_text=false&width=476&t=0″ width=”476″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>