Presidenti Ilir Meta ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i Shtetit ka dhënë një mesazh nga vendi fqinj dhe bën thirrje që të jetësohet e mbahet gjallë vepra e Nënë Terezës.
Ndërkohë në një postim në “Facebook”, Meta thekson se e ka nisur vizitën pikërisht me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.
“I lumtur të nis zyrtarisht vizitën time në Maqedoninë e Veriut, me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe të përjetshëm të dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.
Të krenohemi me Shën Terezën vetëm duke jetësuar dhe mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj të mençuara plot shpresë dhe dashuri për jetën dhe njeriun!”, shkruan Meta.