Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta në prani të përfaqësueve të pakices malazeze në Shqipëri, e cilësoi këtë një ngjarje të rëndësishme historike.
Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi kam kënaqësinë të përshëndes këtë ngjarje të rëndësishme historike jo vetëm për popullin e Malit të Zi dhe të ardhmen e tij euroatlantike, por edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.
Urimet më të mira dhe të sinqerta në këtë përvjetor të shënuar për qytetarët e këtij shteti fqinj dhe mik me Shqipërinë, si dhe veçanërisht për shqiptarët që jetojnë atje, të cilët dëshmojnë çdo ditë se janë të vendosur të kontribuojnë për stabilitetin e këtij vendi anëtar të NATO-s dhe të ardhmen e tij në Bashkimin Europian.
I lumtur, që në këtë ditë të shënuar për Malin e Zi, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, të mikprisja sot në Institucionin e Presidentit edhe përfaqësues të pakicës malazeze në vendin tonë.
/argumentum.al