Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me një konsideratë të lartë për aktin e tij dhe besimin e plotë në pafajësinë e Thaçit.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike, – shkroi Meta në Fb. – Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.
Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar,” ka nënvizuar në përfundim Ilir Meta.