Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jeten ne Letoni, gjate procesit per çmontimin e nje mine.
Ne nje mesazh pas ngjarjes se rende ndodhur me ekipin e efektive shqiptare qe ishin atje si kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”, Presidenca thekson se Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura.
Ngjarje, teksa në kuadër të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.
“Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni”- theksohet me mesazhin e kreut te shtetit.
Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.