Presidenti Ilir Meta shpall “non grata” ambasadorin e OSBE ne Tirane Bernd Borchadt.
Kreu i Shtetit, thotë se drejtuesi i zyres se OSBE ne Shqiperi, nuk eshte me i mirepritur ne Presidence per dy arsye.
E para, sipas Metes, sepse Borchardt vuri ne diskutim Dekretin e Presidentit per zgjedhjet vendore ne Shqiperi ne qershor 2019. Dhe e dyta, sepse ai shton Meta, i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare.
“Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në dokumentin e Presidentit.