Presidenti Ilir Meta, përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook këtë të diel iu rikthye toneve kërcënuese ndaj mazhorancës, që sipas tij po përdor manovra nga më të ndryshmet për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Kreu i shtetit përsëriti thirrjen për hapjen 100 për qind të listave, nga të cilat sipas tij nuk duhet të ketë frikë askush.
“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave!
Hapni listat ose largohuni!”, shkroi kreu i shtetit.