Presidenti Bajram Begaj priti sot me nderimet e rastit presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, i cili do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.
Për herë të parë pas 20 vitesh, një president polak ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, të dy Presidentët po zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët zhvilluan një konferencë për media.
Teksa vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, të dy homologët ranë dakord që duhet të intensifikohet më shumë bashkëpunimi, sidomos ai në fushën ekonomike. Vetëm 200 milionë është shkëmbimi tregtar mes dy vendeve, ndërsa Durda, i cili në këtë vizitë shoqërohet nga sipërmarrës polakë, tha se shpreson që të bashkëpunojnë më shumë në disa fusha si turizmi, infrastruktura, ndërtimi etj.
“Me homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve. E sigurova presidentin Duda se Shqipëri përbën një ambient miqësor dhe të sigurt për investitorët polakë”, tha Begaj.
Kosova po ashtu ishte një çështje diskutimi. Begaj i kërkoi Polonisë që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO, e ndërsa presidenti polak e siguroi që do të jetë në vëmendjen e tij.
“Ne jemi një nga ato vende, kurrë nuk ka ngrit pikëpyetje për vendin e Kosovës në bashkësinë e vendeve ndërkombëtare. Kemi njohur pavarësinë e Kosovës, kemi lidh me këtë vend kohët edhe fundit edhe përfaqësi konsullore. E kmei përshëndet edhe për liberalizmin e vizave. E kemi çështjen e Kosovës parasysh”, u shpreh Durda.
Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Presidenti Bajram Begaj i shprehu sot mirënjohjen Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun polak, Andrzej Duda, Begaj theksoi se, gjatë takimit me homologun polak vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite.
“I shpreha mirënjohjen Presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19”, tha Begaj.
Presidenti Begaj u shpreh se, “me homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar, i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve”.
Në takim, vijoi Begaj, vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë.
Më tej, Begaj theksoi se, “si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Polonia, kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional”.
“Në takim vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës, si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe”, shtoi Begaj.
Po ashtu, Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor.
“Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara “, tha Begaj.

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda deklaroi sot se, shpreson që së shpejti Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Begaj ai tha se, “kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti polak prej 20 vitesh dhe falënderoi presidentin Begaj për ftesën. Kjo vizitë është një sinjal për t’i gjallëruar marrëdhëniet shqiptaro-polake”.
Duda theksoi se, “më 1 maj kemi pasur një konferencë shtypi me kryeministrin polak, lidhur me afrimin e kryesisë së Polonisë në kuadrin e BE-së, e cila do të ndodhë në gjysmën e parë të vitit 2025. Theksuam në mënyrë të qartë se, cilat janë prioritet e kësaj presidence, ku midis tyre, përveç forcimit të lidhjeve euroatlantike, pra midis BE-së dhe SHBA-së, ku prioritet të dytë do të kemi anëtarësimin në BE për Ukrainën, Moldavinë, vendet e Ballkanit Perëndimor, ku midis tyre sigurisht është edhe Shqipëria, e cila është avangardë përsa i përket përmbushjes së kritereve për t’u bërë anëtare në BE”.
Ai shtoi se, “i mbështesim këto ambicie. Jo vetëm jemi përkrahës të dyerve të hapura në BE, por gjithashtu dhe ne e kemi kaluar këtë dhe i kuptojmë shumë mirë sakrificat e Shqipërisë për të realizuar të gjitha reformat që kërkohen nga BE. Shihet shumë qartazi që këto reforma po realizohen, ku Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike, sidomos nga ana ekonomike dhe infrastrukturore. Nuk kam pikë dyshimi që Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE-së sa më parë. Kjo është në interesin tonë dhe të gjithë BE-së. Këtë anëtarësim në BE do ta mbështesim me të gjithë forcat tona”.
Ai u ndal edhe tek agresioni rus ndaj Ukrainës, ku tha se, mbështet Shqipërinë dhe politikën e qartë kundër këtij agresioni.
“Kemi pritur në vendin tonë miliona fqinj, të cilët u larguan nga bombat ruse, ku menduam se kjo është detyra jonë si njerëz, si fqinj, si një komb vëllazëror të ndihmojmë kur është nevoja dhe thjesht po e realizojmë”, theksoi ai.
Duda tha se, “dua të falënderoj Shqipërinë dhe politikën për politikën e qartë kundër agresionit rus në Ukrainë. Agresioni është kundër pavarësisë së një kombi, është një agresion pa pikë kuptimi që prek të gjitha parimet ndërkombëtare. Ky agresion duhet të mbarojë vetëm me një mënyre, me largimin e forcave ruse nga territori i pushtuar ukrainas në bazë të rregullave ndërkombëtare që përcaktojnë kufijtë e një shteti”.
/Argumentum.al