Presidenti rus, Vladimir Puitn ka uruar respektivisht Viktor Orban për fioren e tij në zgjedhjet parlamentare hungareze dhe Aleksandër Vuçiç për zgjedhjet presidenciale sërbe.
Të dy këta lider, janë aktualisht mbështetësit e vetëm të Rusisë në Europë dhe Ballkan sa i përket përgjigjies në luftën e Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram Aleksandar Vuçiqit, duke e uruar atë për fitoren bindëse në zgjedhjet presidenciale serbe, njoftoi të hënën zyra e shtypit e Kremlinit, duke shtuar se lideri rus pret që Vuçiç të vazhdojë të lehtësojë forcimin e partneritetit strategjik midis Moskës dhe Beogradi.
“Presidenti i Rusisë vuri në dukje se rezultati i zgjedhjeve pasqyron plotësisht mbështetjen e gjerë të popullit serb për kursin e Aleksandër Vuçiqit, që synon zgjidhjen e detyrave urgjente sociale dhe ekonomike dhe kryerjen e një politike të jashtme të pavarur”, tha zyra e shtypit.
“Unë pres që puna juaj si lider kombëtar do të vazhdojë të lehtësojë forcimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik që ekzistojnë midis vendeve tona. Kjo padyshim korrespondon me interesat e popujve vëllezër të Rusisë dhe Serbisë”, nënvizoi lideri rus.
Gjithashtu Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Viktor Orban për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare hungareze të vitit 2022, shkruan agjencia ruse e lajmeve TASS. Putin, i cili aktualisht po bën një luftë në Ukrainë, ishte i dyti që uroi Orbanin pas Matteo Salvinit, kreut të partisë së djathtë populiste të Ligës së Italisë.
Presidenti rus shprehu shpresat e tij se pavarësisht “situatës së vështirë ndërkombëtare”, partneriteti i dy vendeve do të jetë në përputhje me interesat e publikut hungarez dhe rus.
Vlen të përmendet se në fjalimin e tij të fitores, Orbán e përmendi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dikë që “ka bërë grupe” në administratën e tij.
Kjo fitore do të mbahet mend deri në fund të jetës sonë, sepse shumë njerëz u grumbulluan kundër nesh, duke përfshirë të majtët në shtëpi, të majtët ndërkombëtarë kudo, burokratët në Bruksel, të gjitha fondet dhe organizatat e perandorisë në pushtet, mediat e huaja, dhe në fund edhe presidenti ukrainas”.
/Argumentum.al