Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dikë e pengoi mundësia e arritjes së marrëveshjes në Uashington në muajin qershor.
E sipas, tij andaj edhe iu publikua propozimaktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar.
“Një gjë është e vërtetë, dikë e ka penguar mundësia e arritjes së marrëveshjes në qershor në Uashington”, është shprehur Thaçi në Pressing.
Tutje, ai tha se nuk e dinte se do të ftohej nga Specialja.
“Nuk e dija se do të ftohesha nga Specialja. Prerja e rrugës për Uashington ka qenë befasuese. Ne iu kemi përgjigjur në formën më të mirë të mundshme”, ka thënë Thaçi.
Gjithashtu, ai tha se këtë publikimin e propozimakuzës e mori nga mediat kur zbriti nga aeroplani.
“Unë në ato rrethana nuk do ta lejoja vetën të vazhdoja, sepse humbi kuptimi i mesazhit dhe tkaimit”.
“Unë mora vesh nga mediat kur zbrita nga aeroplani”, shtoi Thaçi.