Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu ka bërë thirrje palëve për qetësi pas tensioneve në protestën e thirrur nga opozita. Në një mesazh të Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me shqetësim situatën dhe kërkon të ruhet qetësia e të evitohet dhuna.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, deklaron Presidenca.
Gjithashtu,
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas shoqërimit të Sait Dollapit nga policia duke kërkuar që ai të dërgohet në spital.
Meta e cilëson absurde situatën para policisë ndërsa jep edhe direktiva.
“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, deklaron Meta.