Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur vizitën në Romë më 13 maj. Në Romë, Zelensky u takua presidentin italian, Sergio Mattarella, kryeministren Georgia Meloni dhe më pas do të takohet me Papa Françeskun.
Kryeminstrja italiane, Giorgia Meloni, zhvilloi bisedime me Zelenskyn gjatë një dreke pune në rezidencën e saj zyrtare në Romë, ku presidenti ukrainas u prit me nderime shtetërore.
Paraprakisht, Zelensky u prit nga homologu i tij italian, Sergio Mattarella, i cili i tha atij se “ne jemi plotësisht në anën tuaj”.
Gjatë qëndrimit në Itali, Zelensky do të takohet edhe me Papa Françeskun.
Papa Françesku muajin e kaluar u tha gazetarëve se Vatikani është i përfshirë në mision të paqes, me synim për t’i dhënë fund konfliktit që u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës.
Vizita e presidentit ukrainas në Romë vjen në ditën e njëjtë që Gjermania njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 2.7 miliardë eurosh. Kjo është paketa më e madhe që Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës, që kur ka nisur pushtimi.
/Argumentum.al