Presidenti ukrainas Zelensky dhe kryeministri Rama zhvilluan një bisedë telefonike të shtunën, ku diskutuan luftën ndaj pushtuesve rusë dhe punën e përbashkët në OKB.
Këtë e njoftoi Zelensky në faqen e tij zyrtare në Twitter, ku tha se Ukraina “e vlerëson mbështetjen e Shqipërisë në këtë moment të vështirë”.
“Sot pata një telefonatë nga presidenti Zelensky, i cili më falënderoi për gjithçka që Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Evropën dhe për të gjithë botën si bashkësponsor me SHBA-në në Sigurinë e ndihmës për ushtrinë ukrainase. si dhe për angazhimin intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm në mbështetje të Ukrainës”.
Këtë njoftim e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën.
“I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, për të dhe rezistencën ukrainase, si dhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka që mundemi në përmasat tona të vogla që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse theksoi Rama.
Shqipëria e mbështet Ukrainën në konlfiktin me Rusinë, duke qëndruar në krah të Perëndimit me vendosjen e sanksioneve./ Argumentum.al