Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka firmosur sot vendimin për shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. “Në krye të këtij institucioni duhet të jetë një “figurë e lartë gjyqësore me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.
“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon të gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi më rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve. Kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurihet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendim.