Presidentja Gordana Siljanovska Davkova vizitën e parë jashtë vendit do ta ketë më 23 maj. Atë ditë ajo do të pritet nga Papa Françesku në Vatikan, ndërsa të nesërmen në Romë do të marrë pjesë në kremtimin e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.
Siljanovska Davkova do të vizitojë bazilikën e Shën Klimentit, ku është varri i Shën Kirilit, dhe më pas bazilikën Santa Maria Maggiore, ku ka një pllakë të shkruar në gjuhën maqedonase.
Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja do të pritet nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
/Argumentum.al