Franca synon të fillojë reformën e zonës Shengen gjatë presidencës së saj të rradhës në BE, tha Presidenti Emmanuel Macron.
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një Evropë të fortë, sovrane dhe të bashkuar të enjten, përpara presidencës gjashtëmujore të rradhës të BE-së të Francës, e cila fillon më 1 janar 2021.
Macron përmbledhi prioritetet e tij për presidencën franceze të BE-së me moton: “Rimëkëmbje, pushtet, përkatësi”.
“Ne po inicojmë gjatë kësaj presidence reformën e zonës Shengen rreth dy prioriteteve. E para është futja e administrimit politik të zonës Shengen, siç bëmë me zonën e euros”, tha Macron gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se Evropa duhet të mbrojë më mirë kufijtë e saj të jashtëm.
Presidenti francez propozoi gjithashtu futjen e një mekanizmi për mbështetjen emergjente të kufirit në rast krize.
Presidenti francez beson se kriza e emigrantëve në krahun lindor të Bashkimit Evropian tregoi nevojën për veprim.
Sipas Macron, BE-ja duhet të përcaktojë një strategji të re të mbrojtjes që do të forconte aftësinë e saj për të mbrojtur veten. Ai shtoi megjithatë se NATO mbetet një aleancë e dobishme dhe efektive.
Teksa përshkroi planet e Francës për presidencën e BE-së, Macron përmendi gjithashtu nevojën që BE të luajë një rol më të madh në vendosjen e sigurisë në Sahelin e Afrikës Perëndimore, ku janë vendosur ushtarë francezë.
Presidenti francez tha se BE-ja duhet të miratojë një kuadër tjetër buxhetor dhe të ndryshojë rregullat e deficitit për të rritur investimet pas pandemisë. Synimi është të “bëjmë Evropën një kontinent të madh të prodhimit, inovacionit dhe krijimit të vendeve të punës”, tha Macron.
Kujtojmë se Franca do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga janari deri në qershor 2022. Duket se Macron nga Janari, me kryesimin e Francës në Presidencën e Be-së dhe tashme pas largimi të Merkel si kancelare e Gjermanisë, po mendon të vejë në zbatim idenë e tij për reformin të Europës. Politika e Zgjerimit në Bashkimin Evropian dhe Ballkani Perëndimor duket se nuk do të jetë prioritet i BE-së as në 6 muajt e parë për vitin 2022.