Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi janë takuar sot në Prishtinë ku kanë diskutuar për gjetjen e rrugës së eliminimit të barrierave të ndërsjella tregtare.>
Shala ka thënë se janë pajtuar sot për kryerjen e disa detyrave dhe deri në fundjavë të hiqen barrierat si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia e Veriut.
“Ne si ministri por edhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës jemi dakorduar që agjencioni ynë të dërgojë garancione shtesë drejt Maqedonisë së Veriut. Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës i Kosovës do të sigurojë Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës së Maqedonisë së Veriut për programin për monitorimin aktiv të produktit të vezëve të peshkut me qëllim që Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës së Maqedonisë së Veriut ta më të lehtë që pastaj atë produkt ta tregojë në vendet e BE-së”, ka thënë Shala në konferencë.
Ai tha se jane dakorduar që deri në fund të javës agjencioni vendor t’i përfundojë detyrat e veta dhe pas kësaj agjencioni i Maqedonisë së Veriut ta heq atë barrierë ndaj Republikës së Kosovës.
“Parimisht u dakorduam për këta hapa. Në rastin kur të përfundohet kjo do të eliminohet masa nga ne si Ministri e Tregtisë po edhe barriera që po iu shfaqet biznese tona në Republika e Maqedonisë së Veriut. Jemi dakorduar të dy ministrat bashkë me kryeshefat e agjencive të Ushqimit. Deri të premten kërkesa do të dërgohet të agjencioni përkatës. Pas së premtes kjo problematikë do të eliminohet. Jemi dakorduar që në të ardhmen të mos kemi barriera të tilla”, është shprehur Shala.
Ndërsa ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u shpreh se pasi të sigurohen nga AVUK do të marrin vendim. Ai shtoi se masat për peshk kanë marrë ndaj të gjitha shteteve që nuk sigurojnë cilësi për peshq.