“Këtë javë pritet që të takohen në Washington sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe zv.kryetari i komitetit qendror të Partisë së Punës së Koresë së Veriut, Kim Yong-chol”
Këtë javë në Washington theksohet se mund të zhvillohen takime të nivelit të lartë mes zyrtarëve të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve.
Sipas lajmit të agjencisë Yonhap të cilin e bazon në burime diplomatike, mësohet se këtë javë pritet që të takohen në Washington sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe zv.kryetari i komitetit qendror të Partisë së Punës së Koresë së Veriut, Kim Yong-chol.
Burimet kanë bërë të ditur se që të dy palët janë të vendosur për takimin ballë për ballë dhe se me shumë mundësi takimi do të zhvillohet në periudhën 17-18 janar.
Po ashtu edhe gazeta Chosun Ilbo e Koresë së Jugut ka njoftuar se Kim Yong-chol do të niset për në kryeqytetin e SHBA-ve për në vizitë dy ditore e cila me shumë mundësi do të fillojë nga dita e enjte.
Ndërkohë bëhet e ditur se në lidhje me këtë çështje ende nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare nga Pheniani apo Washingtoni.
Takimi i Pompeo dhe Kim Yong-chol ishte planifikuar të mbahej në muajin nëntor në New York, por qeveria e Phenianit kishte anuluar zhvillimin e një samitit të dytë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ku do të bisedohej për denuklarizimin e Koresë së Veriut nga armët bërthamore./AA