Në Berlin, Gjermani në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit 2022” u nënshkruan sot tri marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor.
Në nënshkrimin e marrëveshjeve ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Fadil Novalliç, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsk dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.
Tri marrëveshjet e nënshkruara janë marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor, marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore.
Marrëveshjet:
- Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
- Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore.
Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, ku po merr pjesë në samitin “Procesi i Berlinit 2022”.
Axhenda e Samitit do të ketë në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.
/Argumentum.al