Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë njofton me krenari se Profesor Daniel P. Serwer është bërë Anëtar Nderi i Këshillit tonë,
Profesor Serwer është mbështetës i Shqipërisë dhe Kosovës dhe një zë i fuqishëm në politikën e jashtme amerikane.
Profesor Daniel Serwer njihet në Shqipëri dhe në Kosovë për ndihmesën e çmuar që ka dhënë, si një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, veçanërisht gjatë viteve të vështira që kaloi kombi ynë dhe për mbështetjen e vendosur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Ai ka patur padyshim një rol dhe angazhim të rëndësishëm dhe në forcimin e marrëdhënieve Amerikano – Shqiptare.
/Argumentum.al