“Bashkimi Europian do të përfshihet drejtpërdrejtë me financat e veta në dy drejtime themelore, në rindërtimin e shkollave dhe në restaurimin, për të çuar në një nivel tjetër natyrisht se kjo është ambicia, të monumenteve të kulturës, të trashëgimisë sonë kulturore. Është fantastike që ne sot disponojmë një sërë instrumentesh të rëndësishëm financiarë për ta bërë rindërtimin shembullin e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë”, theksoi kryeministri Edi Rama gjate nje konference te perbashket me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca .
Më tej, Kryeministri nënvizoi se “jemi në një proces intensiv pune, më vjen shumë mirë ta them sot se edhe në ditët më të zymta të karantinës së përgjithshme, me ambasadorin, me ekipet tona kemi qenë vazhdimisht në kontakt dhe asnjë ditë delegacioni, ambasadori dhe njerëzit në Bruksel nuk kanë munguar të na jenë pranë për të vazhduar punën dhe për të detajuar plane dhe programe”.