“Programi i Rindërtimit nuk është kompensim”.
Kështu deklaroi sot ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ndërsa shpjegoi se, “për ata që kanë dy banesa dhe nga tërmeti u janë prishur të dyja, vetëm njërën banesë përfitojnë nga Programi i Rindërtimit”.
“Për banorët që kanë dy banesa dhe njëra prej tyre nuk është dëmtuar nga tërmeti, kjo familje nuk përfiton nga Programi i Rindërtimit, sepse nuk është program kompensim”- deklaroi ai në konferencën për prezantimin e projekteve të rindërtimit.
Ministri shpjegoi ambicien e qeverisës për programe të reja që i shërbejnë zhvillimit ekonomiko-social të vendit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
“Programi i Rindërtimit, është thelbësisht social, ai zgjidh problemin e strehimit, madje në fund të procesit, ka për të krijuar edhe fond social banesash. Ky është një hap tjetër, që do të ndërmarri qeveria vitin tjetër, me synim dhe strategjinë për të reduktuar lëvizjen demografike”- theksoi Ahmetaj.