Shtetet e Bashkuara janë leva që vuri në lëvizje reformën në drejtësi dhe që pamvarësisht se mosekpozimit dirigjon në prapaskenë të gjithë procesin. Politika ka krijuar shumë kakofoni mbi ata që e mbështesin ose jo këtë reformë, e cila do kurorëzohet me arrestime zyrtarësh apo ish-zyrtarësh të lartë. Në një intervistë për Televizionin Publik, Prokurori dhe ish-agjenti i FBI, Gjon Juncaj, i cili ka qëndruar për disa vite si ekspert i OPDAT në Tiranë thotë se jo në çdo rast deklaratat publike të politikanëve shprehin vullnetin e tyre.
“Sigurisht që duhet të mbajmë parasysh se Struktura e Posaçme Antikorrupsion, Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme përparësia kryesore e këtyre institucioneve jetike është që t’i kundërvihen korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelin e lartë dhe krimin e organizuar. Dhe të gjithë ata persona që do të preken do të bëjnë gjithçka që munden për ta penguar përparimin e reformës, përfshi këtu edhe njerëz që janë duke e mbështetur publikisht, por që në prapaskenë kanë plane të tjera”
Junci ka folur edhe me emra konkretë, duke kërkuar që për Sajmir Tahirin dhe Adriatik Llallën të hetohen të gjitha provat në mënyrë që procesi të jetë serioz.
“Dimë që ka hetime në vazhdim ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Është me rëndësi jo thjesht që po hetohen, por edhe që do të jenë hetime të plota, që do të zbulojnë të gjithë provat, të cilat janë apo nuk janë aty. Por që do ta bëjnë seriozisht dhe kjo është ajo që pret populli shqiptar”
Sipas Juncit edhe nëse politikanët e pengojnë refoemën ajo do të ketë sukses pasi është shoqëria shqiptare që e kërkon. “Në këtë kontekst, unë reformën në drejtësi e shoh si një tren që po lëviz përpara dhe ose do të jesh në tren ose do të jesh në shina përpara trenit. Por në finale lëvizja është përpara”