Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Burime bëjne me dije se deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa për një tjetër është vendosur arrest shtëpie dhe dy të tjerë ende nuk janë kapur.
Sakaq, me dije bëhet gjithashtu se zyrtarët akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “kontrabandë mallrash pa akcizë”.
Nga veprat e hetuara mësohet se janë:
- Mashtrime me pasoja të rënda, neni 143 i Kodit Penal
- Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, neni 172 i Kodit Penal
- Fshehje të ardhurash, neni 180 i Kodit Penal
- Shpërdorim detyre neni 248 i Kodit Penal