Rudina Hajdari, përpos reagimit për Reformën Zgjedhore ka hedhur edhe një propozim tjetër gjatë fjalës së saj, sot në Kuvend.
Ajo propozon eliminimin e partive të vogla. Sipas saj, ata nuk luajnë asnjë rol dhe marrin fonde pa asnjë kontribut nga taksapaguesit.
“Dua të propozoj eliminimin e partive të vogla. Rrinë aty pa asnjë rol, vetëm me një person, s’kanë asnjë shtrirje, nuk bëjnë asgjë dhe marrin fonde nga taksapaguesit shqiptarë”, tha deputetja Hajdari.