Pak orë pas nisjes së protestës së opozitës para Parlamentit, Ambasada e SHBA në Tiranë ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën.
Gjithashtu ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.
Njoftimi i ambasadës së SHBA në Tiranë:
🇦🇱️ | Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.