Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestën kombëtare të opozitës deklaroi se sot shqiptarët i dhanë mesazhin Edi Ramës.
Basha: E paprecedentë, në këtë bashkim historik zemrash dhe mendjesh, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës tonë për shqipërinë si gjithë Evropa
Janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj unë dhe gjithë Shqipëria, Evropa dhe gjithë Bota shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur kurrë.
Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri me një mesazh të vendosur. Të dëgjojë gjithë bota: Rama Ik
Ky është mesazhi i sotëm, tre muaj qëndresë, bashkim. Ky është mesazhi i qytetarëve të bashkuar, përtej dallimeve partiake, krahinore, të gjithë bashkë për të larguar shkaktarin e krizës së thellë. Njeriun që për pushtetin e tij futi krimin në Parlament, njeriun që për pushtetin e tij asgjesoi Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, kapi drejtësinë. Rama Ik
Njeriu që vodhi taksat e popullit dhe ia dha një grushti kriminelësh duke iu hequr bukën fëmijëve tanë, duke shpunësuar qindra e mijëra, duke i përzënë nga shtëpia si një kriminel ndaj popullit të vet. Rama ik!
Ky mesazh buron kudo. Ky mesazh është mesazh i çlirimit të qeverisë nga krimi, mesazhi i çlirimit të ekonomisë është mesazhi i shkëputjes së Shqipërisë nga një grusht horash që na kanë marrë peng të ardhmen tonë. Rama ik!