Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës që të lërë në burg 14 qytetarë të ndaluar pas protestës së 16 shkurtit, ndërsa 4 të tjerëve t’u japë masën e arrestit të shtëpisë dhe masën e detyrimit të paraqitjes.
Protestuesit akuzohen për goditje për shkak të detyrës, shkatërrim të pronës publike si dhe prishje të qetësisë gjatë kohës kur kanë qenë në protestën e 16 shkurtit të shtunën e kaluar.
Ndër personat mbi të cilët kërkohet burgim është dhe ish drejtori i policisë bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, për të cilin pati mjaft kontestime nga opozita, për dhunën e ushtruar ndaj tij gjatë arrestimit që iu bë në ambientet e banesës.
Të arrestuarit: Florenc Hoxha, Naim Haxhiu, Emnauel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine.