Opozita ka thirrur qytetarët në protestë, ku kryefjala kryesore është largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.
Tubimi opozitar do të jetë i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5 muajt e fundit, ndërsa burimet nga stafi organizativ i thanë Televizionit Ora se porosi kryesore e Bashës për strukturat krahas masivitetit, është shmangia e incidenteve apo konfrontimeve me policinë.
Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qyterët mblidhen para kryeminstrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marrë edhe 100 përqind të pushtetit vendor pas zgjedhje të zhvilluara pa opozitën.
Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë. Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD. Kutia ndiqet nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.