Ndërsa opozita e bashkuar ka nisur protestën para parlamentit me kërkesën për qeveri tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme, kryeministri Edi Rama është parë të mbërrijë në kryesinë e Kuvendit.
Takimi i kryeministrit me kreun e kuvendit, vjen një ditë pasi Ruçi vendosi të dëgjojë zërin e ndërkombëtarëve për të anuluar seancën parlamentare nga frika e dhunës së mundshme të protestuesve në ambientet e këtij institucioni, siç ndodhi në Maqedoni pak kohë më parë.
Fillimisht u përfol se kreu i qeverisë do të udhëtonte për një aktivitet drejt Gjirokastrës paraditen e kësaj të enjte.