Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së bizneseve, artistëve e qytetarëve, të cilët shprehen kundër Aktit Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00.
Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zënë pasi ministria shtrëngoi masat për bizneset që nuk janë lejuar të hapen pas pandemisë.
Sipas Ramës, hapja e këtyre bizneseve nuk është lejuar asnjë ditë që pas rihapjes në 1 qershor.
“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”, shkruan Rama.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1285287966236127232?ref_src=twsrc%5Etfw”>July 20, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>