Ambasada amerikane ka reaguar për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Janë njoftuar se një grup kanë bërë thirrje për protestë. Qytetaret amerikanë këshillohen që të shmangin çdo tubim. Ndërsa shumë ngjarje të tjera mund të zhvillohen në mënyrë paqësore”, shkruan ambasada.
Njoftimi i plotë:
Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.
Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.
Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.