Kryesuesja e OSBE/ODIHR Audrey Glover nuk doli të vëzhgojë zgjedhjet vendoret 2019 në qendrën e votimit në shkollën “Vasil Shanto” ku ishte parashikuar të shkonte.
Shkak për këtë u bënë protestat e opozitës jo parlamentare nga militantë të PD-së të vendosur para qendrës së votimit.
Në një reagim të misionit të OSBE/ODIHR thuhet se situata nuk ishte e favorshme për vëzhgim, dhe se qëndrimi i OSBE do të jepet në konferencë për mediat nesër, pas zgjedhjeve.
“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në reagim.