Protesta e sotme në Tiranë u shoqërua me incidente, teksa kanë qenë banorët e Astiriti= ata që kanë nisur të parët incidentet me policinë.
Protestuesit e Unazës së Re kanë tentuar të kalojnë kordonin e policisë për të hedhur sende të forta drej Kryeministrisë.
Me thirrje: ‘Kriminelë dhe fashistë’ ky grup ndezi edhe një zjarr tek shkallët e Godinës së Këshillit të Ministrave.
Ata kanë grisur tendën e ngritur për të mbrojtur godinën. Ndërkohë që policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Pak minuta më pas protestuesit janë tërhequr për t’u zhvendosur pranë Piramidës.
Disa persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës. Policia u detyrua të hedhë gaz, pas sulmit mbi godinën e Kryeministrisë.
Problemet nuk raportohen serioze, por ekipet e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë për.
Gjithashtu mësohet se të lënduar janë shënuar edhe gjatë sulmit mbi godinë. Kjo për shkak të përdorimit të sendeve të forta për të sulmuar derën, ku mendohet se protestuesit aksidentalisht kanë dëmtuar njëri-tjeterin.