Qytetarë të shumtë kanë protestuar sot në Beograd pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Me foto të presidentit Rus Vladimir Putin dhe simbolet e ushtrisë ruse, ata kanë protestuar pra presidencës së Serbisë.
Drejtues të protestës që përfaqësojnë parti të ekstremit të djathtë thanë se lufta e Rusisë në Ukrainë është e drejtë. Sipas tyre, Rusia po çliron botën nga gabimet e NATO-s.
Po ashtu edhe në Malin e Zi qytetarët janë mbledhur mbanin flamuj rusë, dhe siç tha njëri nga pjesëmarrësit në tubim, Nedjeljko Grandov, në këtë mënyrë duan t’i dërgojnë mbështetje të fortë “popullit vëlla të Rusisë”, transmeton Radio Bijelo Polje.
“Ne besojmë se vëllezërit rusë po luftojnë për të njëjtat ide kombëtare që ne serbët në Mal të Zi duhet t’i përfaqësojmë, prandaj jemi këtu sonte për t’i mbështetur ata”, theksoi Grandov.
Ai dënoi edhe vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila e shpalli person non grata diplomatin e Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në Mal të Zi.
/Argumentum.al