Informs shkuan se presidenti Vuçiç është duke e risjellë perandorinë e Dushanit. Kjo sipas kësaj gazete do të fusë në panik boshnjakët edhe kroatët.
Ky shkrim vjen një ditë pasi ministri serb i mbrojtjes foli me doza të forta për atë se çfarë duhet të jetë Serbia.
Ndërkohë një tjetër gazetë serbe proqeveritare Telegraf thotë se shqiptarët duhet ti kapë paniku.
“Serbia do të përpi Kosovën dhe Shqipërinë”.
Pra, me këto dy shkrime të çmendura mediat pro qeverisë në Beograd injektojnë edhe njëherë gjuhën e fortë nacionaliste dhe mbushur me urrejtje për fqinjët.