Pak ditë pas marrëveshjes politike për kodin e ri zgjedhor, mazhoranca ka menduar edhe për datën e re të zgjedhjeve. Meqënëse caktimi i kësaj datë i takon Presidentit Ilir Meta, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e hedh propozimin e cila përkon edhe me dy ngjarje të tjera me rëndësi.
Taulant Balla: “9 maj 2021 do të ishte datë kuptimplotë. Mendoj kur presidenti i Republikës të mendojë për datën e zgjedhjeve të shqyrtojë edhe këtë datë dhe ne socialistët jemi dakord. Që data e fitores mbi fazhizmin apo dita e Europës të jetë dita kur shqiptarët të shprehen me vullnet të lirë”.
Balla përjashton mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore, ndërsa për bashkitë që kanë mbetur pa drejtues, mazhoranca e drejton gishtin drejt Ilir Metës.
Taulant Balla: “Tani që zoti Basha nuk di sesi të mbajë Xhelal Mziun me ngjarjet dhe synon që t’i gënjejë përsëri është çështje e brendshme e PD. Zgjedhjet për organet e pushtetit vendor sipas Kushtetutës duhet të jenë në 15 prill-15 maj të vitit 2023. Sa i përket zgjedhjeve në bashkinë Shkodër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë kjo është kompetencë e presidentit që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë”.
Taulant Balla: ”Mekanizmat zhbllokues nuk kurrë uzurpues. Ende nuk gjej dot arsyen të kuptoj pse Presidenti i Republikës i ka çfazuar propozimet e tij me diferenca të mëdha kohore, një herë 3 muaj, një herë 8 muaj.”
Ndërsa për dy draft opinionet e Venecias për Kushtetuesn dhe antishpifjen, të cilat ishin një shuplakë për qeverinë, Balla i sugjeron presidentit të mos komentojë por të presin deri me 18-19 qershor pulikimin e opinionit përfundimta.