Nga katet tregtare të Londrës e deri te mbledhjet e liderëve europianë në Bruksel, ka një çështje që po nxit frikë si asnjë tjetër më parë: borxhi italian.
Stoku më i rrezikshëm i huamarrjes publike në Europë, rreth 1.5 trilionë euro (1.7 trilionë dollarë), është i përqendruar tek bilancet e bankave në Romë dhe Milano.
Kjo situatë po shkakton panik me shpejtësi tek huadhënësit në Frankfurt, Paris dhe Madrid si dhe në gjithë bankat kryesore në pjesën tjetër të Evropës të cilat po mbajnë më shumë se 425 miliardë euro të borxhit sovran dhe privat italian.
Këto statistika janë të bazuara në një analizë të “Bloomberg” nga Autoriteti Bankar Europian i të dhënave.
Ndonëse ekonomia e Italisë kaloi në recesion në tremujorin e katërt, tregjet janë të qeta për momentin. Por një çrregullim i buxhetit në vjeshtë tregoi se sa shpejt mund të përmbyset situata. Bankat franceze janë më të ekspozuarat nëse shitjet në Itali fillojnë të ndikojnë në ekonominë dhe fillojnë të përhapen dhe përmes sistemit financiar të Evropës.
Dy bankat më të mëdha të vendit, BNP Paribas SA dhe Credit Agricole SA kanë njësi të shitjes me pakicë në Itali.
Këto banka kanë nevojë për të shitur më shumë se 400 miliardë euro në vit për të qëndruar ende në treg, një situatë kjo që i detyron bankat vendase të blejnë edhe më shumë borxhe.
Një krizë qeveritare mund të tërheqë poshtë sistemin bankar ose një krizë bankare mund ndikojë në qeveri. Tashmë shtatë huadhënës kanë kërkuar zgjidhje të situatës në tre vitet e fundit dhe ato nuk mund të jenë të fundit.
Kërkesat financiare të Italisë do të shkarkonin kapacitetin ekzistues të fondeve të ndihmës prej 410 miliardë euro në vit, shumë kjo e vënë në dispozicion nga Mekanizmi Europian i Stabilitetit.
Kjo do të linte gjeneratën e ardhshme të liderëve evropianë duke rishikuar nëse do të vazhdojnë të mbajnë bashkimit të tyre monetar së bashku.