Nga Enver Bytyçi
Spikerja e parlamentit të Shqipërisë njoftoi sot se së shpejti do të organizohet një mbledhje e të dy parlamenteve atij shqiptar e atij kosovar. Nuk i besova lajmit dhe e lexova deri në fund njoftimin. Doja të zbuloja se mos ndoshta është fjala për ndonjë guridë turistike apo për piknik të përbashkët. Por jo! Thoshte se do të ketë mbledhje të përbashkët të parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të Kosovës. Pastaj, disa orë më vonë, u njoftua se në fillim do të flasin dy kreyeparlamentrët dhe në fund edhe dy kryeministrat! Në këtë moment “më doli gjumi”. Të dy vendet tona janë në fushatë elektorale. Sapo m’u kujtua ky fakt, e besova menjëherë se këta do t’i bëjnë bashkë parlamentarët e të dy vendeve për arsye elektorale. Eshtë kohë fushate! Edhe kohe mashtrimesh e propagande!
Se nuk ka asnjë arsye tjetër pse duhen bërë bashkë parlamentet përkatëse. A mund të marrin ato ndonjë vendim? Jo! E shumta mund të miratojnë ndonjë rezolutë me disa fjali propaganduese dhe kaq! Sikur të miratonin rezolutën ku dënohet genocidi serb në Kosovë, do ta përligjka plotësisht mbledhjen e përbashkët të këtyre dy parlamenteve. Ndërkohë, a mund të bëjnë ligje këto dy parlamente?! Sërishmi JO! A kanë fuqi ligjore dhe ekzekutive rezolutat që ato mund të miratojnë?! Natyrisht që JO! Fuqi loigjore marrin vetëm vendimet ndaras të tyre, dnryshe do të kishim shkelje kushtetuese. Ndërkaq të dy ekzekutivët e të të dy vendeve kanë axhendën e tyre. Mbledhja e të dy parlamenteve nuk sjall asnjë ndryshim në planifikimin e buxhetit të të dy vendeve. Sepse buxhetin Kosova dhe Shqipëria sapo e kanë kaluar në parlament.
Shtrohet pyetja e sinqertë: – Çfarë mund të sjell kjo mbledhje për mirë në jetën e qytetarëve të të dy shteteve tona? Përveç disa emocioneve propagandistike për naivët që mashtrohen nga propaganda, asgjë konkrete! Atëherë mbledhja në fjalë duhet bojkotuar. Deputetët e opozitës në Shqipëri dhe ata trë Kosovës nuk duhet të shkojnë në një mbledhje të përbashkët të parlamenteve të të dy shteteve tona për të dëgjuar dhe promovuar dy kryeministrat e dy kryetarët e parëamenteve përkatëse. Nuk duhet të bëhen dekor i propgandës së turpshme të këtyre katër shtetarëve shqiptarë, të cilët thjesht duan të shesin “dushk për gogla”!
E di se sidomos Edi Rama do ta shfrytëzojë bojkotin e opozitës si akt “tradhtie” dhe “antikombtar”! Aq më tepër se në këtë mbledhje nuk do të bëhen pjesë deputetët serbë në pralementin e Kosovës.Jo se kanë gjë me Ramën, por se duan ta përdorin këtë mbledhje për propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës! Kursa Rma do ta krahasojë aktin e opozitës me atë të deputetëve serbë. Ndërkaq opozita ka thënë se është dhe duhet të jetë e vërtetë. Të jesh i vërtetë, do të thotë të mos bëhesh fasadë e kurrkujt, aq më pak e pushtetit! Shkurt: Kjo mbledhje ka për qëllim të proovokojë opozitën!
Opozita duhet t’u thotë troç shqiptarëve se kjo mbledhje e përbashkët e dy parlamenteve tona, të Shqipërisë dhe të Kosovës, është një artificë, të cilën do ta shfrytëzojë Serbia dhe presidenti Vuçiq për ta paraqit Kosovën si “shtet të përkohshëm”, “për shkak se ajo do t’i bashkohet Shqipërisë”! Edi Rama e di këtë skemë, prandaj duhet të jetë investuar aq shumë për ta realizuar këtë të ashtuquajtur mbledhje. Ndoshta e bën këtë edhe për të shantazhuar aleatët tanë perendimorë, se “nëse ata nuk mbështesin kreun e narco-shtetit shqiptar në zgjedhjet e 11 majit, ky i fundit do ta destabilizojë rajonin”! Nuk e di nëse e ka ose jo këtë problem edhe zoti Kurti!
Kujt i shkon mendja se kryeministri i Shqipërisë nuk afrohet me Kosovën me intriga të caktuara, ai gabon rëndë. Nuk e di nëse e llogarisin këtë fakt Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Kush beson se Edi Rama i kundërvihet vërtet planeve serbe në Kosovë, sërishmi ai gabon! Rama u shërben planeve dhe projekteve serbe në dy mënyra: – Drejtpërdrejt, duke e marrë në mbrojtje Serbinë dhe nga ana tjetër, duke luajtur ne situata të caktuara ekstremistin nacionalist shqiptar, me qëllim që Serbia të ketë sukses në propagandën e vet anti-shqiptare!
Opozita nuk duhet e nuk mund të bëhet pjesë e kësaj loje të rrezikshme! Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu duhet të shprehet publikisht kundër kësaj mbledhjeje, nëse nuk e ka dhënë ende miratimin e saj për të!/Syri.net/