“Kampe pritëse në Lezhë, emigrantët afganë, disidentët iranianë, operacioni për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në tokën e saj, këto janë disa nga kërkesat e ShBA-së dhe BE-së ndaj Shqipërisë, e në fund të fundit çfarë mori Shqipëria në këmbim?“
***
Jo më larg se këtë muaj është paralajmëruar hapja e kampeve pritëse në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës, për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta pas një marrëveshjeje ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe asaj të Italisë Gjeorgjia Melloni.
Me këtë marrëveshje Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të emigrantëve ilegalë që do të kapen në det të hapur që synojnë Italinë dhe të strehoen në Shqipëri deri sa t’u dalë përgjigjja për azil. Për këtë shërbim të marrëveshjes Italia do të depozitojë 16,5 milionë euro Shqipërisë si paradhënie për strehimin e deri 3 mijë emigrantëve.
Ky nuk është favor i vetëm që Shqipëria bën për vendet e tjera.
Disidentët iranian
Që në vitin 2012 me kërkesë të ShBA-së, Shqipëria në vazhdimësi ka pranuar strehimin e mbi 3 mijë disidentëve iranian të njohur si Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK). Ky veprim i Shqipërisë nxiti reagimin e hakmarrjes së Iranit ndaj Shqipërisë.
Në shtator të vitit 2022 institucionet shtetërore të Shqipërisë u ballafaquan me sulme kibernetike, ndërsa kryeministrti Edi Rama dhe ShBA-ja njëzëri akuzuan Iranin si fajtorin kryesor në shenjë hakmarrjeje për azilin politik të disidentëve iranianë në Shqipëri, kështu duke marrë vendim për ndërrprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike.
Emigrantët afganë, favori i rradhës së Shqipërisë ndaj ShBA-së
Kërkesa e ardhshme e ShBA-së ndaj Shqipërisë ishte hapja e kufijve për emigrantët afganë, që u pranua nga kryeministri Rama si akt human. Refugjatët afganë që erdhën në Shqipëri në vitin 2021, duke pritur të lëvizin shpejt në ShBA po e shohin si zhgënjyes qëndrimin e tyre të zgjatur në vendin ballkanas.
Kërkesat e ShBA-së ndaj Shqipërisë nuk përfundojnë këtu..
Për dallim nga favoret e shumta, kujtojmë kohën kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në vitin 2013 pas një presioni të madh të popullit hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të qenë pjesë e një operacioni për shkatërrimin e rezervave të armëve kimike të Sirisë në tokën e saj.
Sikurse nuk do të kishte presion publik, a thua kësaj vallë kësaj rradhe Shqipëria do ta refuzonte gjithqysh apo do ta pranonte si të gjitha kërkesat e deritanishme?
Gjithsesi, pas të gjithë këtyre shembujve, a duhet të luajë Shqipëria një rol “djaloshi i mirë” sa herë që disa gjigantë si ShBA-ja apo BE-ja i duhet dhe në fund të fundit çfarë mori Shqipëria në këmbim?!