Caritas Shqiptar organizoi më datë 1 Mars 2023 në Tiranë, Konferencën e Hapjes në kuadër të programit Rajonal YourJob, faza e dytë.
Të pranishëm në këtë event kaq të rëndësishëm ishin Drejtoresha e Caritas Shqiptar – Znj. Juljana Reso, Minstrja e Shtetit për Mbrojtjen nga Sipërmarrja – Znj. Edona Bilali, Ambasadori Asutriak – Dr. Christian Steiner, Sekretar i Përgjithshëm i Caritas Austria – Z. Andreas Knapp, drejtues të lartë të Caritas Austria, stafi rajonal i programit YourJob, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë në fushën e sipërmarrjes, barazisë gjinore dhe advokacisë.
Konferenca u hap nga Drejtoresha e Caritas Shqiptar, Znj. Juljana Reso e cila në fjalimin e saj u shpreh se Caritasi Shqiptar, në strategjinë e tij, i kushton shumë rëndësi fuqizimit, përfshirjes dhe integrimit të të rinjve nëpërmjet programit YourJob dhe me gjerë. Të rinjtë janë në fokus të punës tonë. Vitet e fundit, fenomeni i largimit nga shqipëria i të rinjve, po kthehet në një trend shumë shqetësues dhe njëkohëshisht shumë e trishtueshme për të ardhemn e vendit. Programe si YourJob, po ju ofrojnë mundësi shumë konkrete të rinjve shqiptar në disa zona të Shqipërisë: Shkodër, Vau Dejës, Rrëshen, Lezhë, Kurbin dhe Kamëz duke ju dhënë mundësi të marrin një profesion, të integrohen në tregun e punës si dhe të ngrejnë iniciativa punësimi personale. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit, janë burim i pashtershëm i ideve inovative, janë kreativë!
Të rinjtë duan mbështetje, orientim, mentorim dhe politika mbështetëse u shpreh Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen nga Sipërmarrja, Znj. Bilali.
Zonat ku shtrihet programi YourJob në Shqipëri, janë zona me të rinj të talentuar dhe me dëshirë shumë të madhe për t’u angazhuar por një dëshirë disporporcionale me mundësitë që ju ofrohet në zonat lokale ku ata jetojnë. Sot po bëhet akoma më e vështirë që të rinj të talentuar dhe me vlera, të mund ti mbajmë këtu përballë një tregu global punësimi, treg i cili na duhet shumë punë për të qenë konkurues.
Në këndvështrimin e tij, Ambsadori Austriak shprehet se ky program është një sukses i madh dhe jam i lumtur që jam pjesë në inaugurimin e fazës së dytë të këtij programi. Dr. Steiner dha mesazhe të qarta dhe konkrete në favor të iniciativave për të mbështetur dhe fuqizuar rininë shqiptare.
Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Caritas Austria janë preznet në Shqipëri prej rreth 30 vitesh duke dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme por kryesisht në edukimin profesional. Një nga 9 shkollat Austriake në gjithë botën, ndodhet në Shqipëri dhe pikerisht në Shkodër në degën informatikë-teknologji. Ajo që është e rëndësishme dhe dëshiroj ta theksoj është se në këtë shkollë frekuentojnë rreth 500 të rinj ndër të cilët rreth 25-45 % janë femra, raport ky shumë më i lartë se në Asutri.
Sekretari i Përgjithshëm i Caritas Asutria, Z. Andreas Knapp në fjalimin e tij u shpreh se ky program është zbatuar nga Caritas-et e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu falenederimet e tij për stafin e programit që keni qenë prezent që në momentet e para të zbatimit të tij. Një nga arsyet e suksesit të këtij programi është karakteri rajonal që ka. Fakti që ky program është zbatuar nga organizatat Caritas është vlerë e shtuar dhe me bindje them që kemi qenë pionier në këtë drejtim.
Gjithashtu u prezantua një përmbledhje e rezultateve të fazës së parë të programit YourJob, rëndësia dhe gjurmët që ky program ka lënë në fazën e parë si dhe vendosja e theksit në risitë e fazës së dytë në nivel rajonal.
Vetë stafi i programit për të nxjerrë në pah rëndësinë e shtyllave kryesore të programit, zhvilloi një sesion në formën e intervistave dhe në fund i bashkohej dëshmia e një të riu përfitues si dhe një ofrues shërbimi sipas tematikes, si: biznesmen që ka mirëpritur të rinj në internshipe, ofrues kursesh profesionale, mbështetës të stratup-eve etj.
Programi YourJob që në gjenezën e tij ka qenë dhe vazhdon të jetë një program gjithëpërfshirës për të gjitha grupet vulnerable sidomos për të rinjtë ROM dhe/apo me aftësi të kufizuara. Në lidhje me këtë, drejtuesi i një organizate për ROM ofroi një panoramë të qartë të ndërhyrjeve të kësaj organizate si dhe sinergjitë midis programeve në favor të përfituesve. Një rrugëtim i përgatitjes për tregun e punës dhe punësimit të personave me aftësi të kufizuara në Caritas Shqiptar u paraqit nga Stefan Paloka, ekspert i çështjeve të advokimit në Caritas Shqiptar.
Ekspertë në fusha të ndryshme si: Sipërmarrja, Barazia Gjinore dhe Advokacia dhanë mesazhet e tyre dhe gjithë ekspertizën në fushat që ata trajtuan duke qenë dhe bashkëpuntorë të ngushtë të programit YouJob.
Faleminderit ata që na besuan dhe bënë realitet dëshirën për të dhënë kontribut për të rinjtë, për të ardhmen e vendit, donatorëve: Agjencia Asutriake për Zhvillim, Renovabis, Secourse Catholique, Medicor, Caritas Austria.
/Argumentum.al