Në Pallatin e kulturës të qytetit të Pogradecit u organizua në prag të hapjes së sezonit të ri turistik koncerti: Pushime të gëzuara !
Koncerti i ndjekur nga qindra artdashës pogradecarë dhe pushues të shumtë që kanë ardhur nga zona dhe vende të ndryshme mirëpritën dhe duartrokitën këngëtarët e njohur të muzikës së lehtë shqiptare: Bashkim Alibali, Kozma Dushi, Paola Kostandini dhe Miron Kotani. Kocerti ishte pjesë e programeve të Radio Ejani, e cila e mbështeti aktivitetin dhe është pjesë e punës për promovimin e vlerave të veçanta të muzikës shqiptare.
Regjisori i shfaqjes, Arjan Sukniqi vlerësoi se veprimtari të tilla shërbejnë për t’i dhënë një dimension sa më argëtues por edhe të kulturuar pushimeve verore që sapo kanë nisur, por njëkohësisht shërbejnë për të dërguar tek publiku mesazhe artistike të një niveli sa më të lartë.

Vleresime nga spektatoret dhe artistet u bënë edhe për radio ” Ejani” për nivelin e lartë të programeve të saj.
/Argumentum.al