Sot në ditën e lindjes së një poeti dhe shkrimtari të madh rus Aleksandër Pushkin, festohet Dita e Gjuhës ruse. Pushkin quhet themeluesi i gjuhës bashkëkohore ruse dhe i traditave të shekullit të artë të letërsisë klasike ruse, ndaj dhe i dedikohet kjo ditë e rëndesishme për gjuhën ruse .
Gjuha ruse ose rusishtja, është gjuha më e përhapur gjeografikisht e Evroazisë, dhe më e folura nga gjuhët sllave. Është gjuhë zyrtare në Rusi, Bjellorusi, Kazakistan dhe Kirgistan. Flitet gjithashtu edhe në Ukrainë, Letoni, Estoni dhe në një pjesë të madhe të republikave ish-sovjetike. Rusishtja bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane, dhe është një nga tre gjuhët sllavo lindore, sëbashku me bjellorusishten dhe gjuhën ukraine. Dëshmitë e shkrimit të gjuhës ruse datojnë që nga shekulli i 10-të. Sot rusishtja përdoret gjerësisht edhe jashtë Rusisë. Mbi një e katërta e literaturës shkencore botërore botohet në rusisht.
Në Shqipëri në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike i shënon fillimet e tij në vitin 1947 me hapjen për herë të parë të Katedrës së Gjuhës Ruse në Institutin dyvjeçar. Më pas, me ngritjen e Institutit të Lartë Pedagogjik në vitin 1951, mësimi i gjuhës ruse filloi të shtrihej edhe më shumë. Në vitin 1955 Katedra e Gjuhës Ruse numëronte 20 pedagogë si dhe një numër të madh studentësh.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Katedra e Gjuhës Ruse u përfshi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Me shtimin e numrit të studentëve në Universitetin e Tiranës, katedra u nda në dy:
a) Katedra e Gjuhës Ruse (e specialitetit) për degën e Gjuhës dhe letërsisë ruse, e cila deri në vitin 1972 përgatiste mësues të gjuhës ruse dhe shqipe për shkollën e mesme. Pas këtij viti studentët diplomoheshin vetëm si mësues të gjuhës ruse.
b) Katedra e Gjuhës Ruse (e përgjithshme) për fakultetet e tjera të universitetit.
Në mes të viteve ’80 dy katedrat u bashkuan përsëri në një.
Në vitin 1995 Katedra e Gjuhës Ruse u reformua duke u shndërruar në Departament të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, i cili, përveç rusishtes, mbulon edhe studimimin e gjuhëve të tjera sllave dhe ballkanike.
Ambasada Ruse në faqen e saj në facebook ka uruar për këtë ditë të gjithë studentet dhe pedagogët e gjuhës ruse në vendin tonë.
“Të dashur ndjekës, ju urojmë Gëzuar Ditën e gjuhës ruse, e cila festohet sot, më 6 qershor, në ditën e lindjes së një poeti dhe shkrimtari të madh rus Aleksandër Pushkin, i cili quhet themeluesi i gjuhës bashkëkohore ruse dhe i traditave të shekullit të artë të letërsisë klasike ruse. Lermontovi, Gogoli, Dostojevski, Turgenjevi, Gonçarovi, Tolstoi, Çehovi, Nabokovi, Bulgakovi dhe shumë autorë të tjerë të njohur botërisht janë “rritur” nga Pushkini dhe mjeshtëria e tij e jashtëzakonshme”.
Në këtë ditë shprehim urime të veçanta studentëve dhe pedagogëve të degës së gjuhës ruse pranë Fakulteti i Gjuheve te Huaja të Universitetit të Tiranës, nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit “Asim Vokshi”, studentëve të kurseve të gjuhës ruse pranë Ambasadës sonë, si edhe të gjithë të apasionuarve pas kulturës dhe gjuhës ruse!
Por kush ishte Aleksandër Pushkin?
Aleksandër Sergejevic Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811 u rregjistrua ne nje lice ku mesonin femijet e aristokracise peterburgase. Ambjenti ne lice lane gjurme te pashlyeshme ne mendjen dhe zemren e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idete anti carizmit. Qe moshe te vogel ai shkroi vjershat e para lirike per gezimet e jetes, per dashurine, per miqesine dhe per natyren. U be i njohur me oden “Liria”, poezite “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u perhap dore me dore ne qarqet perparimtare. E interrnuan ne jug ne Kaukaz, ku e mbajte ne mbikqyrje. Pushkini jetoi ne jug gjate viteve 1820-1824. Enderrimet liridashe i shpalosi me fryme bajroniane. Poemat qe e bene te famshem janë “Robi i Kaukazit”, “Shatervani i Bahcesarait”, “Ciganet”etj. Ne vitin 1820 i gjeten nje leter ku shpreheshin pikepamje ateiste, gje qe ia forcoi denimin. E detyruan te jetonte pa te drejte largimi ne fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur, qe i qendroi prane ne keto vite te veshtira, ishte dadoja,se ciles Pushkini i ka kushtuar vargje nga me te ndierat. Deshtimi i kryengritjes se Dekabristeve, te ketyre fiskikeve perparimtare, qe donin te rrezonin carin, e tronditi ate pamase. Pushkini ishte nje perkrahes i hershem i dekrabisteve dhe, kur cari e pyeti se cdo te bente po te kishte qene me 25 dhjetor ne Sheshin e Pallatit, ai u pergjigj pa iu dridhur qerpiku “Do te isha perbri shokeve te mi ne kryengritje!” Reaksioni carist u be edhe me i eger kunder poetit.
Në pas këtij dështimi në poezi u ndjenë ndjenja pesimizmi “mëshira për të renet”, “mërzia e pergjithshme” që kishte pllakosur brezin e tij etj. Por siç ka vënë në dukje për te Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij.
Në vitin 1827 shkruajti poezinë e njohur “Në Siberi”, ku bënte thirrje për qëndresë krenare dhe shpresë. Viti 1827 ishte viti i fundit i interrnimit në Mihajllovsk. Pas kësaj, poeti jetoi në Petërburg dhe në Moskë, ku nisi, periudha e fundit e krijimtarisë së tij, që u pasurua me kryeveprën”Eugjen Onjegin“(1831). Pak kohe para se të vdiste shkroi poezinë “Monument”, ku ne menyre gjeniale parashikoi pavdekesi për veten, sepse me lirikën e tij ai kishte prekur miliona zemra. Ppullaritetin e poetit anticarist të gjithë sundimtarët e kishin halë në sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti si kishte mbushur akoma të 38-at. Kështu, një nga poetët më të mëdhënj të Rusisë u vra në duel për ceshtje nderi, më 27 janar 1837.
© Argumentum