REALPOLITIK FLASH NR. 80
1 – 16 NENTOR 2023
Mbi 5 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur,
Dr. JORGJI KOTE
1.Puthja e gabuar u pa më 3 nëntor në Berlin gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perendimor të ftuar nga homologja e tyre gjermane Annalena Baerbock. Ky takim ishte në kontekstin e rëndësisë që Berlini zyrtar i kushton zgjerimit të përshpejtuar të BE-së drejt këtij Rajoni dhe Ukrainës.
Gjithçka po shkonte mirë, deri kur takimi papritur “ u vodh” nga një puthje e papërshtatshme e Kryediplomatit kroat Radman; ndonëse ishe vonë për foton familjare, në vend të ndjesës, ai nxitoi t’i vidhte pa takt një puthje pothuajse seksiste homologes gjermane Baerbock; kjo e fundit e shmangu me shumë elegancë një incident të rëdë diplomatik. Gjithsesi, dëmi u bë, mesazhi kryesor i atij takimi u “ rrëmbye” dhe u zhvendos, duke e lënë në hije krej takimin. Mesa duket, është koha që shefat e diplomacive, përfshirë dhe ata të BE-së të mësojnë dhe si të puthin, sidomos në formate të tilla publike diplomatike.
2. Progres problematik me shumë POR ishte mesazhi kryesor i Progres Raportit të Komisionit Europian të bërë publik më 8 nëntor në Bruksel mbi vendet e Ballkanit Perendimor dhe Shqipërinë. Me disa përparime modeste në disa fusha, por dhe ato të vonuara, të kufizuara, deficitare, me shumë POR, DHE dhe NESE dhe me shqetësime të tjera urgjente. Për të mos përmendur shumë çështje të tjera ku ka regres, ngecje në vend dhe kthim mbrapa si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, demokracia, kontrolli parlamentar mbi qeverinë, zgjedhjet e 14 Majit të cilat konsiderohen thjesht të “ mirëorganizuara” por kursesi “ të lira dhe të ndershme” Shumica qeverisëse me siguri do të nxjerrë mësimet e duhura duke bërë sa më shpejt përmirësimet e rastit.
Në mënyë që më 14/15 Dhjetor, në Samitin e BE-së në Bruksel të “kemi sy dhe faqe” të kërkojmë çeljen e negociatave për grup kapitujt e parë duke marrë një PO në këmbim. POR, për të realizuar këtë qëllim, deri atëhere duhet të zgjidhim kërkesën greke që Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri të lejohet të bëjë betimin. Ndryshe, ka rrezik të na thonë “ hajdeni në qershor ose në shtator fare”
3. “Pak qar, shumë Zarar” Kjo mund të thuhet lidhur me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në Romë më 6 nëntor midis Kryeministrave Meloni dhe Rama. Themi kështu sepse poltika e jashtme nuk ka të bëjë me krushqi, dashuri dhe borxhe morale. Ajo udhëhiqet nga parimi “ kosto/përfitime apo e thënë më troç në shqip “ me qarin dhe zararin” Në këtë pikpamje, ky Memorandum, si hapi i parë, mbasi kemi përpara rrugë ende të gjatë me shumë probleme dhe pengesa ligjore, parlamentare dhe kushtetuese deri në zbatimin e tij praktik. I vetmi qar për në është imazhi i kryeministrit tonë bujar dhe një farë solidariteti i popullit tonë, edhe pse ai nuk është pyetur fare. Për më tepër, në një kohë kur shqiptarët vazhdojnë të lenë masivisht vendin e tyre drejt Europës dhe gjetkë. Por, zarari është shumë më i madh dhe i dukshëm. Nga momenti i mbërritjes në brigjet itazliane, udhëtimi plot mundime në det të hapur për dy ditë deri në Shëngjin, ndarja nga familjarët, rradhët e gjata me procedurat përkatëse, vendimi dhe pengesat ligjore deri te pyertja pa përgjigje se çdo të ndodhë me ata të cilëve do t’u refuzohen kërkesat për azil. Probleme ka dhe me Konventën e Gjenevës, të Strasburgut, eskra teritorialitetin shqiptar, shqetësimet sociale me ata që mund të mbeten në Shqipëri, shkurt hesapi kjo mund të kthehet në një “bombë me sahat”
Sa i përket ndikimit në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, kjo do të ketë zero efekt, sepse Italia, megjithë peshën e saj nuk mund t’u diktojë vullnetin 26 vendeve të tjera anëtare. Për më tepër, kjo mund të kthehet në bumerang, duke e zgjatur më tej këtë proces, nisur nga problemet e lartpërmendura dhe shqetësime të tjera, të cilat janë të vështira për t’u trajtuar dhe zgjidhur dhe nga vendet shumë më të mëdha se ne. Në fakt, këto të fundit kanë vite që po përpiqen të zgjidhin këtë problem por nuk kanë mundur dot, sepse atje ka demokraci dhe nuk zgjidhen problemet me “ një të rënë të shkopit” Ndaj, mund të thuhet se kjo ide e re do të “ketë më shumë qar se Zarar”. Për fat të mirë, ka shumë të ngjarë që kjo nismë të jetë “ flakë kashte” dhe të shuhet më shpejt se Ballkani i Hapur dhe projektet për Kosovën.
4. Davosi parizien! Ky ishte mesa duket synimi i edicionit të 6-të të Forumit Ndërkombëtar të Paqes më 11 – 12 Nëntor në Paris, nën kujdesin e Presidentit Macron. Sigurisht që konflikti në Lindjen e Mesme ishte tema kryesore në fjalimet, diskutimet dhe kumtesat e shumta. Gjithsesi, ky forum nuk e pati jehoën dhe ngjyrat e duhura ndërkombëtare. Duket se orvatja e diplomacisë franceze për të krijuar një Davos në Paris nuk ngjiti. Kësisoj, ky forum ishte më tepër për të shijuar Parisin, specialitetet e tij kulinare dhe madhështinë e Pallatit presidencial në Elize.
5. Pauzë e domosdoshme! Kështu mund të karakterizohet takimi i datës 15 nëntor në San Francisko midis Presidentit Biden dhe atij kinez Xi jingping. Pas një viti me grindje, sulme, incidente dhe konflikte gjithandej dhe midis dy vendeve ishte koha për një moment pauze për të marrë frymë. Presidenti Xi ka nevojë për këtë frymëmarrje për të marrë vehten mbas disa shqetësimeve dhe mosarritjeve lidhur me ekonominë dhe prishjes disi të imazhit të saj ndërkombëtar mbas agresionit rus ndaj Ukrainës.
Këto imponojnë ripozicionimin e Kinës në politikën e saj të jashtme. Po kështu, Presidenti Biden, një vit përpara zgjedhjeve të reja presidenciale, me shumë probleme brenda dhe jashtë, me republikanëty për buxhetin federal 2024, ka dhe ai nevojë për një pauzë, “për të marrë frymë “e për të reflektuar mbi vendimet dhe veprimet në të ardhmen.
Ja pse për të dyja palët kërkohet një farë pauze. Ky ishte dhe mesazhi kryesor i dhënë gjatë takimit të tyre më 15 nëntor. Sigurisht ky është lajm i mirë, ai nënkuopton depërshkallëzimin e dhunës dhe konflikteve, qoftë dhe kështu përkohësisht, sidomos tani në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Pra, pak qetësi dhe paqe përpara se rrebeshi politik, diplomatik dhe ushtarak të rinisë.
© 2023 Argumentum