Nga Beogradi, presidenti rus Vladimir Putin, ngriti problemin e disa veprimeve politike në Kosovë, si themelimi i ushtrisë, që sipas tij mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë në Ballkan.
Ai i bëri këto komente ndërsa Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e kjo në shkëmbim të afrimit me strukturat evropiane, kundrejt integrimit.
Por vete presidenti serb, krah Putinit theksoi se vendi i tij është ende larg arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën. Duke rikujtuar publikisht se pa heqjen e taksave të akorduara se fundmi nga Kosova, Serbia nuk do të vazhdojë bisedimet. Por edhe “gatishmërinë e Serbisë për bisedime e kompromis, por nuk do të lejojë përuljen e saj”.
Gjithashtu, Presidenti rus, Vladimir Putin tha se qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshueshëm dhe se angazhohet për një zgjidhje të pranueshme në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Nga ana tjeter shtoi se pushteti në Prishtinë ka marrë disa hapa siç është themelimi i ushtrisë së Kosovës, që sipas tij paraqet po ashtu shkelje të Rezolutës 1244.
‘Rusia e kupton shqetësimin e udhëheqjes dhe popullit serb, sepse hapat e tillë të papërgjegjshëm mund të destabilizojnë Ballkanin”, theksoi Putin.