Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja italine, Giorgia Meloni, duke folur për marrëdhëniet me homologun britanik, ka përmendur edhe qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, që janë produkt i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
Për migrantët ajo tha se është një fenomen që prek gjithë kontinentin europian.
“Është një fenomen që prek të gjithë kontinentin europian edhe jashtë kufijve të BE-së. Me Starmer ne jemi dakord se duhet të intensifikojmë luftën kundër trafikantëve, të punojmë drejt një bashkëpunimi më të madh midis policive tona, të forcojmë angazhimin për riatdhesimet vullnetare dhe të mos kemi frikë të eksplorojmë gjithashtu zgjidhje novatore, si ajo që Italia ka nisur përmes protokollit me Shqipërinë për të përpunuar kërkesat për azil në territore jo të BE-së, por nën juridiksionin italian dhe europian”, tha Meloni.
Ndërsa për marrëveshjen tha se është zgjidhje shumë novatore, i cili shërben si leksion për Europën dhe më gjerë,
“Ekzekutivi ka bërë zgjedhje të sakta lidhur me çështjen e emigracionit dhe protokolli i nënshkruar me Shqipërinë është një prej tyre. Është një zgjidhje shumë novatore, e cila po shërben si një leksion jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë, pasi është e qartë se synon t’i japë një goditje fatale organizatave kriminale që spekulojnë me emigrantët për të majmur fitimet e tyre”, tha Meloni.