Në fund të 2017, për herë të parë së paku nga 2013-ta qeveria e Shqipërisë ka detyrime ndaj të tretëve më shumë se sa të tretët i kanë asaj.
Sipas përllogaritjeve zyrtare nga Banka e Shqipërisë, qeveria ka detyrime ndaj të tretëve me një vlerë 190 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro, në fund të vitit 2017.
Detyrimet përfshijnë faturat e papaguara në kohë ndaj sektorit të biznesit, individëve etj.
Në total detyrimet financiare të qeverisë vlerësohen në nivelin 1,2 triliardë lekëve, nga 1,18 triliardë lekë në fund të vitit 2016, ku pjesa më e madhe i takon borxhit publik.
Instrumenti kryesor i financimit i përdorur nga qeveria e përgjithshme vijon të jenë “letrat me vlerë të borxhit”, të cilat përbëjnë rreth 48% të totalit të detyrimeve.